Presidenti ndan “Urdhrin e Lirisë” për qytetarët në Kukës

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 11:45 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Kukës, për siç tha në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Presidenti thotë se falë solidaritet dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne.

Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.

Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme