Presidenti njofton për takimin me Kryeministrin Rama

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Takimi Thaci – Rama do të mbahet në ora 18:50, është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar nga presidenca.

“Në orën 18:50, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  pret në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen vetëm pak ditë pas lajmit për aktakuza nga Specialja.

Një orë pas takimit me Ramën, presidenti i vendit ka paralajmëruar se do të flasë për herë të parë sot në ora 20:00.

Të ngjashme