Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të dorëzojë Projektligjin për FSK-në në Kuvend.
Siç mëson Ekonomia Online projektligji do të dërgohet në Kuvend dhe pas dorëzimit do të ketë një deklaratë për media.
Ligji i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me të cilin kjo do ta ketë “barrën” edhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar nga presidenti Hashim Thaçi, pritet ta ketë përkrahjen jo vetëm të deputetëve të pozitës, por edhe të atyre nga opozita.
Ndërsa Zyra e për informim e Kuvendit njofton se në ora 11 kryeparlamentari, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.