Ekonomia Online
FUNDIT

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Washington

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Washington

Para udhëtimit për në ShBA, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim […]

Para udhëtimit për në ShBA, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

“Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, thuhet në komunikatë e Presidencës.

Ky takim vjen para nisjes për në Bruksel të kryeministrit Hoti i cili më 25 qershor do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Nga Brukseli, Hoti do të udhëtojë për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Nëse në takimin e Washingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër Coronavirusit, për mbështetjen nga ana e KE-së për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Të ngjashme