Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit për Ekonomi dhe Shkencë Politikë në Londër, (London School of Economics and Political Science).
I pari i shtetit të Kosovës në këtë bashkëbisedim do të flet për të ardhmen e Kosovës.
Po ashtu Thaçi do të flasë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi,ku i pranishëm do të jetë edhe Robert Cooper, i cili lehtësoj dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit njofton Klan Kosova.
Në këtë bashkëbisedim pritet që të diskutohet edhe për analizën strategjike dhe rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor.
Ky organizim do të mbahet më 5 dhjetor.