Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta.
Projektligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, pas një debati të gjërë u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka quajtur këtë projektligj të një rëndësie të veçantë.
Punonjësit e arsimit për ato vite do të paguhen për punën e tyre në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj.
Pas dekretimit që këto ditë pritet ta bëjë presidenti, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Kjo i bie që pagesat do të fillojnë të bëhen gjatë muajit prill të këtij viti.