Presidenti Thaçi flet para hyrjes së Gjykatës Speciale

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi para intervistimit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është deklaruar për medie, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet dhe se është gati të përballet me të gjitha sfidat.

“Jam gati të përballem me sfidat e reja. Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë”, ka thënë ai.

Derisa ai po deklarohej, dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të dhomave të specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale.

Thaçi më tej ka thënë se ai beson në paqe, drejtësi e marrëdhënie të mira fqinjësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme