Presidenti Thaçi kërkon dialog më dinamik

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 08:18 | Nga

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe e ardhmja e procesit të dialogut do të jenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në takimin e të enjtes në Bruksel.

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka thënë se presidenti Thaçi po kërkon dialog më dinamik dhe më përmbajtjesor.

Sipas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar se iniciativa e presidentit Thaçi për formimin e ekipit të unitetit ka për qëllim që të gjitha institucionet të jenë të përfaqësuara në dialog dhe ta japin kontributin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme