Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju York, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e kësaj Lige dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.
Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.