Presidenti Thaçi në Çeki për ta përkrahur Kosovën

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka udhëtuar drejt Çekisë për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen e sontme.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidencës Adil Behramaj.

” Po Presidenti Thaçi do të jetë në stadium për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen e sontme. Ai do të jetë i pranishëm në stadium “.

Behramaj shtoi se kreu i shtetit është pritur me ceremoni shtetërore në Pragë, duke mohuar lajmin se ai ka pasur probleme me ofrimin e sigurisë së nevojshme nga shteti çek.

“Presidenti Thaçi është pritur me ceremoni shtetërore. Nuk është i vërtetë lajmi se Çekia nuk i ka siguruar mbrojtje presidentit”- ka thënë Behramaj.

Të ngjashme