Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, në 11-vjetorin e vdekjes.
“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka postuar dhe një fotografi teksa bën homazhe te varri i Rugovës në Velani.
Fotografia është nga arkivi, më saktësisht nga homazhet që Thaçi kishte bërë me rastin e Ditës së Flamuri, 28 Nëntor të vitit të kaluar
“Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik”.
“Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.