Presidenti Thaçi thotë se Gjuriq hyri në Kosovë një ditë para arrestimit

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 14:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Thaçi ka thënë se Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë të dielën në mbrëmje, një ditë para se të arrestohej nga Policia e Kosovës dhe ka qëndruar në banesën e Milan Radojiçiqit, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka shtuar se për këtë kanë qenë në dijeni mekanizma dhe individë.

“Ka pasur opinione të ndryshme sa i përket ardhjes së Marko Gjuriqit në Kosovë. Se Gjuriq ka qenë në Kosovë unë jam njoftuar në takimin me anëtarët e Quintit, nga një prej këshilltarëve të mi. Dhe menjëherë kam thënë le të merren të gjitha masat, Qeveria pastaj ka marrë përgjegjësitë e veta, obligimet e veta”.

“Shqetësimi jonë është që mos me pas vepru policia ju ishit ngritur dhe kishit thënë se pse nuk vepruat. Në shqyrtimin e rastit doli që Gjuriq ka hyrë të dielën në mbrëmjë dhe ka qëndruar në banesën e Milan Radojiçiqit, kishte mekanizma dhe indidivdë që kishin dijeni të plotë, ky është shqetësimi”.

“Kur vjen puna te siguria kombëtarë unë marrë përgjësinë ligjore, qoftë me Serbinë apo kë do. Në shumë drejtime mund të ketë atakime për sigurinë”.

Të ngjashme