Presidenti Thaçi uron Bekim Çollakun për detyrën e re

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 16:11 | Nga

Presidenti i vendit Hashim Thaç i ka uruar mirëseardhje ish-ministrit të Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku si këshilltar i tij në Presidencë.

Ai përmes një statusi në rrjetit social Facebook e ka uruar Çollakun duke e lavdëruar për sukseset e tij gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër për Integrim Evropian,duke theksua se Çollaku ka përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i tij i plotë:

“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.
Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.
Mirësevjen Bekim! HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme