Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të vazhdojë konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.
Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.
Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin.
Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.
Në orën 11:30, presidenti Thaçi i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.
Në orën 12:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Kurti ka thënë se në takim me presidentin, i ka thënë se qeveria e re duhet të formohet vetëm pas zgjedhjeve. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se “nuk është për zgjedhje në këtë kohë pandemie”. Veseli ka thënë se “nuk është për zgjedhje” por se “PDK do të qëndrojë në opozitë”.
Një ditë më parë, presidenti takoi kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.