Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një dedikim në nëntë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku i jepte të drejtë legjitime Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Përmes facebook, Thaçi tha se ky vendim i GJND-së, ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës.
”U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje. Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. HTH”