Presidenti i Hungarisë, Janosh Ader, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, transmeton Ekonomia Online.
“Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.
Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm”, thuhet ndër të tjera në urim.
Letra e plotë:
I nderuar z. President,
Kam nderin t’i përcjell urimet e mia të përzemërta për ju dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndërsa kremtoni dhjetëvjetorin e pavarësisë suaj.
Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.
Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm.
Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës simë më të lartë.