Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.
Presidenca e Kosovës njofton se presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi.
“Në këtë drejtim, Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të”, thuhet në njoftimin e Presidencës.