Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqiëprinë ditën e nesërme.
Ajo pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Më pas bashkë me Kryeministrin Edi Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Të dy do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës rreth orës 17:00.