Presidentja e Kosovës në qendër të skenës me presidentin e SHBA Trump, Vuçiqi duke u sjellë nëpër dhomë të hotelit, thotë se aty i pranon mysafiret

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Paqes në Davos  të Zvicrës vuri në pah kontraste të thella mes mënyrës se si u paraqitën Kosova dhe Serbia para kreut të Amerikës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shfaq në qendër të skenës ndërkombëtare, në afërsi të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan Donald Trump, duke u bërë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe duke nënshkruar kartën e tij. Paraqitja e saj u pa si një moment diplomatik me peshë, që e pozicionoi Kosovën pranë aleatëve strategjikë dhe në linjë me diplomacinë aktive globale.

Ndërkohë, Serbia u shfaq në një plan krejt tjetër. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndroi dukshëm larg Trumpit dhe skenës kryesore të vendimmarrjes. Në mungesë të takimeve me liderët kyç botërorë, ai zgjodhi t’u drejtohet ndjekësve të tij përmes një videoje nga dhoma e hotelit, duke e zhvendosur vëmendjen nga sallat e Davosit. Vucic prezantoj dhomën, ne stilin “Ikea” duke theksuar se krevatin e ka të shkurtër. Vuçiq po ashtu prezantoj dhomën e ndejës, dhe deklaroj qe aty pranon mysafiret dhe i mban takimet.

Takimet e Vuçiqit u kufizuan kryesisht në rrethin rajonal, me liderë si Viktor Orban dhe kryeministrin e BeH, duke reflektuar një prani periferike të Serbisë në një forum ku pesha globale matet me afërsi reale ndaj qendrave të fuqisë.

Të ngjashme