Presidentja Osmani bëri homazhe para dëshmorëve në komunën e Istogut

Prishtinë | 20 Qer 2025 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe para dëshmorëve, në Ditën e Çlirimit të komunës së Istogut.

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.

Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, shkroi në facebook, presidentja Osmani.

Të ngjashme