Presidentja Osmani: FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin!

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Presidentja, Vjosa Osmani, përgëzoi FSK-në për suksesin në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i plotë:

FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin!
Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.
Ekipi ynë nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar.
Me FSK-në, Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë!

Të ngjashme