Presidentja Osmani ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

Prishtinë | 24 Maj 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën e Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Presidentja Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë.

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës

Të ngjashme