Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Prishtinë | 22 Pri 2025 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Papa Françeskut.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, bëri të ditur se presidentja Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papës.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, tha ai.

Të ngjashme