Presidentja Osmani në Mynih: Bashkëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Mynih, ku po mbahet Konferenca e sigurisë dhe atje takoi presidenten e Sllovenisë Nataša Pirc Musar.

Ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimet me Slloveninë dhe se bashkë diskutuan edhe për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike.

“Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani në facebook.

Të ngjashme