Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO.
“NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani.
Citati është publikuar nga gazetarja Nafisa Latic, e cila e ka intervistuar Presidenten.