Presidentja Osmani posedon afro gjysmë milioni pasuri të paluajtshme

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Sipas deklarimeve, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, posedon 448,500 mijë pasuri të paluajtshme.

Osmani ka deklaruar se posedon para të gatshme të mbajtura në institucione financiare në “Raiffeisen Bank’ 32,316 euro, në TEB (llogari e bashkëshortit) 5.098 euro, në bankën e Australisë ‘Commonweth’ CBA (llogari e bashkëshortit) 570.00 euro, në NLB në Shkup 890 euro dhe në Raiffeisen Bank 6,774 euro. 

Tutje në raportin e deklaruar në AKK, është dhënë edhe përshkrimi për detyrimet financiare të presidentes Osmani.

Në foton më poshtë janë edhe të hyrat vjetore të Osmanit:

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet21/Presidenca%20e%20Republikes%20se%20Kosoves/Vjosa%20Osmani.pdf

Të ngjashme