Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Sipas deklarimeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, posedon 448,500 mijë pasuri të paluajtshme.
Osmani ka deklaruar se posedon para të gatshme të mbajtura në institucione financiare në “Raiffeisen Bank’ 32,316 euro, në TEB (llogari e bashkëshortit) 5.098 euro, në bankën e Australisë ‘Commonweth’ CBA (llogari e bashkëshortit) 570.00 euro, në NLB në Shkup 890 euro dhe në Raiffeisen Bank 6,774 euro.
Tutje në raportin e deklaruar në AKK, është dhënë edhe përshkrimi për detyrimet financiare të presidentes Osmani.
Në foton më poshtë janë edhe të hyrat vjetore të Osmanit: