Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Nga Presidenca kanë bërë me dije se Varhelyin do ta presë Vjosa Osmani, orëve të hershme të mëngjesit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Takimi mes Osmanit dhe komisionerit evropian do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00, në Kabinetin e Presidentes.
Pos Osmanit, Varhelyi pritet që të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti si dhe përfaqësues të opozitës. Mirëpo, këta të fundit ende nuk kanë dhënë detaje.
Gjatë qëndrimit të tij në vend, komisioneri Varhelyi dhe Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.