Presidentja Osmani sot pret në takim emisarin e BE-së për dialog

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentes.

Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.

Nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.

Të ngjashme