Presidentja Osmani takohet me Bidenin në funeralin e Mbretëreshës

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Osmani ka thënë se ka Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

“Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.

Të ngjashme