Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar javën e kaluar në Kanada ku e ka përfaqësuar Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, atje ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, përcjell Ekonomia Online.
Sipas Osmanit prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, siç potencoi ajo do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë Historike.
Në këtë takim që zhvilloi atje Osmani me Admiralin Bauer, ka shprehur mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Kosovës.