Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale.
“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale.
Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë.
Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri.
Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka shkruar Osmani.