Social-Demokratët në Gjermani u bënë presion konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, për të mbështetur propozimin për reformimin e Eurozonës, ashtu siç janë pajtuar me marrëveshjen për koalicion.
Konservatorët e Merkelit janë më të kufizuar për këto reforma, thuhet në disa dokumente të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, hap i cili do të zemërojë presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili viziton Berlinin këtë javë.
“Evropa është duke pritur Gjermaninë për më shumë se një vit”, tha anëtari i SPD-së, Carsten Schneider.
“Është koha që të përballemi me përgjegjësinë tonë”, tha ai për televizionin ARD.
Ligjvënësit konservatorë pritet të diskutojnë për Eurozonën para se Macron të vizitojë Berlinin.
Një draftë-rezolutë për ligjvënësit gjermanë, e hartuar nga anëtarët kryesorë të bllokut konservator të kancelares Merkel, refuzon planet e nxjerra nga ekzekutivi i Komisionit Europian për të përdorur një dispozitë ligjore specifike të BE-së për krijimin e një Fondi Monetar Evropian (EMF).