Presione të mëdha nga Beogradi, trajneri dhe lojtarët serbë të Malit të Zi s’paraqiten ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Lubisha Tumbakoviq nuk do ta udhëheqë Përfaqësuesen e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” që luhet sonte në mbrëmje në Podgoricë, ka njoftuar “Vijesti”.

Gjithashtu në ekip nuk do të jenë as Mirko Ivanoviq e Filip Stojkoviq, lojtarë të Cërvena Zvezdës.

Seleksionuesi Tumbakoviq dhe futbollistët, të lindur në Serbi, gjatë dy ditëve të fundit kanë patur presione të mëdha nga Beogradi që të mos paraqiten në ndeshjen kundër Kosovës.

Pas këtij veprimi, raportohet se Tumbakoviq pritet të largohet edhe nga Përfaqësuesja e Malit të Zi.

Të ngjashme