Një punonjëse e Byrosë së Hetimeve Federale (FBI) të SHBA-ve pretendohet se ka shkuar në Siri për t’u martuar me një militant të ISIS-it për të cilin në vitin 2014 ishte ngarkuar me detyrë për ta hetuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të CNN mësohet se 38 vjeçarja Daniela Greene që bën përkthime në FBI, pasi ka gënjyer Byronë për vendin ku do të shkonte, ajo ka kaluar në zonën nën kontrollin e DEASH-it në Siri për t’u martuar me bashkëshortin e saj të ri Dennis Cuspert.
Në lajmin e bazuar mbi dokumentet e gjykatës bëhet e ditur se Green e cila më pas ka bashkëpunuar me prokurorët përkundër të dënuarve të tjerë të akuzuar për lidhje me terrorizmin ajo ka marrë një dënim me dy vite burg.
Ngjarja e Greene e cila deri më sot nuk është reflektuar për publikun theksohet se nënkupton tek FBI-ja “shkeljen në mënyrë të turpshme” të sigurisë kombëtare dhe ka ngritur pikëpyetje se prokurorët “kanë trajtuar mirë” punonjësen e FBI-së.
Dennis Cuspert i cili është martuar me Greene thuhet se është një ish repist gjerman i cili rekruton njerëz nga interneti për ISIS-in, ku në një këngë të tijën lavdëron Osame Bin Laden, ka kërcënuar ish presidentin amerikan Barack Obama me një lëvizje me prerje të fytit, prezantohet në videot propagandistike të organizatës terroriste ku dhe në njërën prej këtyre videove mban në dorë një kokë të prerë.
Cuspert i cili në Gjermani njihet me emrin Deso Dogg thuhet se në Siri ai njihet me emrin Ebu Talha el-Almani.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Greene ka lindur në Çekosllovaki dhe është rritur në Gjermani ku dhe është tranferuar në SHBA pas martesës në moshë të vogël me një ushtar amerikan. Ajo është arsimuar në Universitetin ‘Cameron’ dhe ka hyrë në listën e nderit si dhe ka përfunduar masterin për histori në Universitetin Clemson.
Green gjatë largimit jashtë vendit në formularin e deklaratimit të FBI-së ka deklaruar se do të shkonte në Gjermani për të takuar prindërit ndërsa në pjesën e dytë të muajit ajo me ndihmën e një pale të tretë kaloi në Siri ku dhe u martua me Denis Cuspert.
Pas qëndrimit për afërsisht 5 javë Greene u largua nga Siria dhe u kthye në SHBA ku dhe u arrestua, për të cilën ajo pranoi të bashkëpunonte. Aktualisht Daniela Greene njoftohet se punon si kamariere në një hotel në SHBA.
FBI në një deklaratë të dërguar CNN-it ka njoftuar se falë çështjes Greene “janë bërë disa hapa për të pakësuar dhe për të përcaktuar dobësitë e sigurisë në fusha të ndryshme”. Byroja ndër të tjera nuk ka dhënë detaje në lidhje me hapat e ndërmarrë.
Ndërsa edhe Pentagoni ka njoftuar se Cuspert ka vdekur gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë në vitin 2015 në afërsi të qytetit Rakka në Siri.