Prezantohen 30 punime letrare në akademinë kushtuar Adem Demaçit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 13:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar akademi letrare për Adem Demaçin, në të cilën u paraqitën 30 punimet pjesëmarrëse në konkursin letrar kushtuar Demaçit, disa prej të cilave u lexuan para të pranishmëve.

Këtë konkurs letrar e fitoi Ibrahim Skenderi, i cili u shpërblye me një komplet librash të Adem Demaçit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se në konkursin letrar kushtuar Adem Demaçit kanë arritur shumë punime.

“Sot është dita e paqes, prandaj lufta e tij e vazhdueshme dhe përpjekja për lirinë e paqes që do të jetë amanet i brezave të ardhme deri në realizimin e kauzës së shtrenjtë dhe të mundimshme, por medenjane”, tha Galica.

“Duke pasur parasysh se portretin e Adem Demaçit do ta shohim nëpërmjet krijimeve artistike e diskurseve në këtë akademi letrare, mendoj se do të jetë e tepërt të flas edhe për anët tjera që nga shumë aspekte nuk janë të panjohura për ne”, tha ai.

“Patëm fatin e madh që e patëm midis nesh dhe na priu me dashuri dhe përkushtim duke na nderuar e duke na ndihmuar në rrethana të vështira kur të huaj dhe vendas nuk po përfillimin artin dhe kulturën e veçanërisht shkrimtarët”, shtoi Galica.

Të ngjashme