Janë prezantuar gjashtë video udhëzuese për prokurimit elektronik (e-prokurim). Udhëzuesit për përdorimin e platformës së prokurimit elektronik po konsiderohen hapi i parë në drejtim të zëvendësimit të sesioneve tradicionale të trajnimit në klasë me trajnime online.
Krejt kjo me qëllim që të promovohet qëndrueshmërinë, lehtësinë dhe uljen e shpenzimeve, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno tha se po mbështesin Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit publik në nivel komunal.
Një pjesë e kësaj mbështetjeje përfshin ndihmën institucioneve të qeverisë qendrore në zhvillimin e mekanizmave më të qëndrueshëm, duke përfshirë video udhëzuesit, për realizimin e aktiviteteve trajnuese.
“Vazhdoni punë e mirë që keni bërë deri tash, ne do të jemi mbrapa ju që të ju ndihmojmë”.
Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), tha se ky model e bënë më të lehtë aplikimin dhe ndikon ruajtjen e privatësisë, raporton EO.
“Ky model e bënë më të lehtë aplikimin dhe ndikon ruajtjen e privatësisë. Nga janari ofertat janë dorëzuar në mënyrë elektronike. Nga shtatori 2018 janë të obliguara që të publikohen”.
Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se lansimi i videove trajnues është një hap i rëndësishme për edukimin e operatorëve ekonomik.
Sipas tij, prokurimi elektronik do të zvogëlojë korrupsionin dhe do të ndihmojnë në rritjen e llogaridhënies.
“Lansimi i videove trajnues është një hap i rëndësishme për edukimin e operatorëve ekonomik. Sidomos nëse krahasohet me metodat e vjetra që janë edhe më të kushtueshme. Oda do të promovojë këtë video dhe do të rekomandojë te bizneset që ato të përdore”.
“Prokurimi elektronik do të zvogëlojë korrupsionin dhe do të ndihmojnë në rritjen e llogaridhënies. Të promovojmë bashkë këtë platformë dhe të njëjtë t’ia promovojmë edhe para bizneseve e sidomos kur jemi në procedurë të ndryshimeve ligjore”.
Valon Idrizi, IT në Zyrën e Rregullatori të Prokurimit Publik, ka paraqitur para të pranishmëve gjashtë video udhëzuese.
Video udhëzuesit janë dizajnuar nga aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në bashkëpunim me Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).