Në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” është publikuar buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se Vokrri do të mbetet legjenda edhe për brezat që do të vijnë.
“Është vërtetë moment i veçantë ne që jemi rritur me legjendën e futbollit dhe familjes së tij i kemi borxh që ka bërë histori në futboll”.
“Vokrri mbetet legjenda edhe për brezat që vinë dhe sot e bëjmë zbulimin e maketës para së cilës së ardhmen do të përkulen sportistë dhe legjenda të tjera”.
Ndërsa Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se Vokrri do të mbetet ikona e sportit në Kosovë, raporton EO.
“Sot po e përkujtojmë dy vjetorin e legjendës sonë dhe ai do të mbetet ikona më e madhe e sportit të Kosovës. Sot jemi mbledhur në këtë dy vjetor dhe do ta prezantojmë bucetën dhe shumë shpejt do të ndërtohet shtatorja e Fadil Vokrrit”.
“Programi qeverisës do ta zbatojnë duke mbështetur sportin e Kosovës. Fadil Vokrri do të ketë ikona jonë ku na bëri pjesë e familjes së madhe në UEFA”.
Gramoz Vokrri, djali i Fadil Vokrrit, tha se për të kjo është një ditë e veçantë, raporton EO.
“Sot për mua është një ditë e veçantë dhe në emër të familjes i falënderoj të gjithë dhe më vjen mirë që futbolli na bashkon, tha Gramoz Vokrri.