Në ambientet e Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës, është bërë prezantimi i monografisë “Yje mbi dafina”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në detyrë, raporton Ekonomia Online.
Kjo monografi është bërë nga organizata joqeveritare “Culturat”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Drejtori i Policisë së Përgjithshme të Kosovës, tha se kjo ngjarje tregon përkushtim qa ka pasur dhe do të ketë Policia në ruajtjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë.
” Sot po shënojmë 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës dhe 21 kolegët tanë të rënë në detyrë. Sot presidenti Thaçi ka vendosur që tu jep titullin heronj të Kosovës, të cilën e falënderojmë, që më këtë rast ka nderuar të gjithë policët, familjarët e tyre.
“Edhe kjo ngjarje që është e veçantë këtu e provimit të monografisë, tregon për përkushtim që pasur Policia e Kosovës ka pasur ka dhe do të ketë në rendin dhe ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj