Prezantohet puna njëvjeçare e Stacionit Policor në Obiliq

Obiliq | 14 Shk 2017 | 14:45 | Nga

Në hapësirën e Kuvendit Komunal të Obiliqit, u prezantua “Pasqyra e gjendjes së sigurisë për vitin 2016”.

Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, si dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në fjalën e tij para zyrtarëve policorë që operojnë në komunën e Obiliqit, kryetari Xhafer Gashi tha se ndihet krenar me punën dhe angazhimin e tyre. “Jemi të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe sigurisë, kjo duke pasur parasysh që komuna jonë është multietinke”, tha Gashi.

Përfaqësuesit e stacionit të policisë në Obiliq, gjendjen e sigurisë e cilësuan si mjaft të mirë dhe të qetë, kjo edhe falë angazhimit të madh të policisë në ruajtjen e rendit dhe krijimin e sigurisë.

Komandantin e stacionit policor në Obiliq, Bashkim Bytyqi, i përgëzoi për të arriturat policët që shërbejnë në Stacionin Policor në Obiliq, si dhe e falënderoi kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e mirë. Në këtë ngjarje merrte pjesë dhe major Isak Ejupi, nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.

Në fund u ndanë mirënjohje për pjesëtarët e dalluar të policisë.

mirenjohje (1)

Të ngjashme