Prezantohet punimi për të drejtat e njeriut në epokën digjitale

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 14:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat Jo Qeveritare LENS dhe KCIC organizojnë konferencën e parë nga projekti “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”, ku u prezanta punimi “Legjislacioni në fuqi dhe aplikimi” i cili sjellë bashkë kornizën legjislative të mbrojtjes së privatësisë si dhe atë të lirisë së shprehjes.

Punimi ka trajtuar ligjet në fuqi në Kosovë si dhe direktivat e Bashkimit Evropian të ndërlidhura me Kodin Penal, Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Ligjin për Përgjimet Elektronike dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga institucionet publike relevante të Kosovës, shoqëria civile, ekspertë të fushës dhe media.

Qëllimi i projektit ishte të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike.

Qellimi i këtij projekti ishte mbrojtja e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

 

Të ngjashme