Prezantohet rezultati i vizitave vlerësuese për shërbime pediatrike

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 17:18 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani morri pjesë në prezantimin e rezultateve vlerësuese të shërbimeve pediatrike i realizuar në kuadër të projektit të përbashkët të agjensioneve (OBSH, UNICEF dhe UNFPA), nga Grupi Nacional (GN) i ekspertëve lokal, e i mbështetur nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë.

Ministri Rrahmani tha që institucionet shëndetësore duhet t’i kuptojnë drejt vizitat monitoruese të ciat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, planifikime më të mira, planifikim më të mirë të furnizimit me barna, menaxhim korrekt dhe auditimin ta kuptojnë si instrument për përmirësimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së cilësisë së tyre.

Nga vizitat e Grupit Nacional për vlerësimin e shërbimeve pediatrike nëpër spitalet e përgjithshme dhe në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, janë dalë rezultate të cilat kanë evidentuar progres në krahasim me vizitat vlerësuese të dy viteve parparke.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të spitaleve të përgjithshme të Kosovës dhe Klinikës së Pediatrisë, ku kanë prezantuar arritjet në përmirësimin e cilësisë sipas rekomandimeve dhe zotimeve nga vet institucioni shëndetësor si dhe përvojat e para me përdorimin e Librit të xhepit mbi “Kujdesin Spitalor te fëmijët”.

Në fund të takimit, nga të pranishmit janë nxjerrë rekomandime, ku me plotësimin e tyre synohet përmirësimi i mëtutjeshëm në shërbimet pediatrike.

Ndryshe, vlerësimet e cilësisë së shërbimeve pediatrike në spitalet e Kosovës kanë filluar në nëntor të vitit 2014 nga Grupi Nacional (GN) i ekspertëve lokal, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, nën drejtimin e konsulentes së OBSh-së, dr. M.Lazerinni, kanë vazhduar edhe në vitin 2015 dhe në këtë vit, ku është shënuar progres i ndjeshëm në krahasim me vitin kur është filluar vlerësimi dhe ku janë dhënë reklomandimet e para sa i përket shërbimeve pediatrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme