Prezantoi në “Sanremo”, Georgina vishet nga një stiliste shqiptare

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Përveç Alketa Vejsiut, një tjetër personazh që shoqëroi Amadeus në prezantimin e natës së tretë të “Sanremo 2020” ishte dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Ajo ka shkëlqyer në skenën e festivalit dhe një nga fustanet e zgjedhur ka qenë i stiluar nga një shqiptare. Georgina ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë nga Lia Stublla, i cili i tregonte format e saj perfekte. Këtë e ka publikuar vetë stilistja në faqen e saj zyrtare. Kujtojmë se Georgina nuk është e para që zgjedh stilimet e Lias. Veshjet e saj kanë qenë pjesë e tapeteve të kuq në shumë evente prestigjioze.

https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme