Prezenca e shtuar e KFOR-it në veri – Ibishi thotë se s’do të ketë nevojë për intervenim, kërkon dakordim

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prezenca me forca të shtuara e KFOR-it në veri është tregues i qartë se ky mision e ka marrë seriozisht situatën e sigurisë në këtë pjesë, i tha Ekonomia Online, njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi.

Nga KFOR-i kanë dekalrauar se kanë shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak dhe që janë të gatshëm të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.

Mirëpo sipas Ibishit nuk do të ketë nevojë për intervenim vetëm se duhet kujdes për të mundësura zbatimin e marrëveshjeve.

“Prezenca e EULEX-it dhe KFOR-it në veri me masë të shtuar tregon që NATO e ka marrë me seriozitet këtë çështje. Edhe ShBA janë të angazhuar në Kosovë. Qeveria ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe ka ngritur kapacitete në pjesën e veriut, dërgimin e forcave”.

“Mendoj që nuk do të ketë nevojë për veprime sipas planit operacional, por që do të zbatohet sikurse që është paralajmëruar për zbatimin e dy masave të reciprocitetit”, tha ai.

Ibishi thotë se para fillimit të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet duhet që të ketë marrëveshje.

Ai tha se edhe sekreteri i NATO-s Jenes Stoltenberg ia bëri të qartë presidnetit serb Aleksandar Vuçiq se në rast të ndërmarrjes së çfarëdo veprimi në drejtim të Kosovës NATO do ta mbrojë vendin, raporton EO. 

“Koha po ecën shumë shpejt edhe pse diplomacia evropiane në veçanti ShBA-ja kanë bërë shumë sidomos atëherë kur është tensionuar situata dhe menjëherë ambasadori ndërmori veprimin e duhur që të tejkalohet ai tensioni që krijuan ekstremistët serb në dirigjimin e presidentit Vuçiq dhe u shty për një muaj”.

“Ndërkohë pati bisedime, por që nuk u arrit marrëveshja përfundimtare dhe ende mbetet të vazhdohet. Serbët nxjerrin gjokerin atëherë kur tensionohet situata. Mendoj që kjo duhet të tejkalohet që të zgjidhet para 1 shtatorit të arrihet një marrëveshje. KFOR ka ndërmarrë masa qysh atëherë. Por edhe NATO ishte e qartë me tone diplomatik. Edhe Stoltenberg ia bëri të qartë Vuçiqit se në rast të ndërmarrjes së çfarëdo veprimi në drejtim të Kosovës NATO do ta mbrojë Kosovën”.

“Vuçiq po tenton të vazhdojë avazin e vjetër. Ky bisedim sjellë një avantazh pozitiv më tutje. Gjithsesi që nuk duhet të ketë shtytje të mëtejshme, por duhet të zgjidhet kjo çështje dhe të fillojë zbatimi i reciprocitetit”, tha Ibishi.

Më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Këto barrikada ishin larguar pas shtyerjes së këtij vendimi deri më 1 shtator nga Qeveria e Kosovës, vendim ky që ishte në koordinim me akterët ndërkombëtarë.

Ndërsa të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e trepalëshe, në këtë ditë nuk u arrit asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme