Në 19 maj do të zhvillohet një nga evenimentet më të rëndësishme të vitit, dasma e princ Harry dhe Meghan Markle.
Në këtë dasmë do të jenë të pranishëm rreth 2 mijë të ftuar, ndërkohë që në listë janë përfshirë edhe tre ish të dashurat e Princ Harry-t, të cilat sipas “The Sun” kanë mbetur mikesha të tij shumë të mira.
Ellie Goulding, Cressida Bonas dhe Chelsy Davy, janë tre vajzat të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën mbretërore në 19 maj.
Sipas Daily Mail, Ellie ka mbetur mikeshë shumë e mirë e Harry-t dhe realisht është shumë e emocionuar që do të marrë pjesë në dasmën e tij me Meghan.