Princat e zhdukur të Arabisë Saudite

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Në mëngjesin e hershëm të 12 qershorit, 2003, një princ saudit po çohej me makinë drejt një pallati në periferi të Gjenevës.

Emri i tij është Sulltan bin Turki bin Abdulaziz, dhe pallati është i xhaxhait të tij, mbretit të fundit Fahd. Është i biri i djalit të preferuar të mbretit, Princit Abdulaziz bin Fahd, i cili e kishte ftuar për të ngrënë bashkë vaktin e mëngjesit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Abdulazizi i kërkon Sulltanit të kthehet në Arabinë Saudite – ku i thotë se do të zgjidhej përplasja për shkak të kritikave të Sulltanit ndaj prijatarëve sauditë në pushtet.

Sulltani refuzon, e aty menjëherë Abdulkazizi kërkon falje pse duhet të bëjë një thirrje telefonike. Burri tjetër në sallën e ngrënies, është ministri saudit i çështjeve islamike, sheiku Salej al-Sheikh, largohet gjithashtu dhe pas disa momentesh ia behin disa burra të maskuar. Ata e rrahin dhe e prangosin Sulltanin, pastaj mjafton një injeksion në qafë.

Pa vetëdije, Sulltani çohet turrshëm në aeroportin e Gjenevës – dhe bartet me një aeroplan “Medevac” që padyshim se është duke pritur në gjendje gatishmëri për të fluturuar drejt Lindjes së Mesme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme