Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë “World of Private Label”, panair ky që konsiderohet evenimenti kryesorë ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese duke ofruar kështu bleresve potencial furnizimin constant, sipas kerkesave të tregjeve përkatëse dhe me marken tregëtare të tregut të bleresit.
Duke pas parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantitetit ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezente është Devolli Corporation me produketet që vinë nga kompanitë Princ Caffe dhe M&Sillosi.
Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madhë të vizitorëve të këtij panairi të sivjemë.
Ndërsa, përshtypje të veçantë ka japur këndi kompanisë M&Sillosi, ku vizitorëve përveç që u janë prezantuar brendet e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO poashtu çdo vizitorë ka pas mundësinë të informohet me produktet që tanime prodhohen nga M&Sillosi sipas kërkesave specifike të kompanive të mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe poashtu ai i DOMINO PIZZA’S.
Fal mbështjetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanit tona pjesmarrëse kan gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.