Panairi tradicional i produkteve ushqimore SIAL që mbahet në Paris sivjet është i pasuruar edhe me produktet Kosovare. Në mesin e 109 vendeve të botës apo në
mesin e 7.020 ekspozuesve të produkteve janë edhe 10 kompani nga Kosova, kompani këto qe në mënyrën me të mire janë duke përfaqësuar aftësitë
prodhuese të Kosovës.
Në mbështetje të Ministrisë së Tregtisë, Kosova me përfaqësuesit më të denjë nga komuniteti prodhues përfaqësohet me një game
jashtëzakonisht të mirë të produkteve.
Ekspozuesit kosovarë që përfaqësojnë Kosovën në SIAL 2018 janë: ABI, Frutomania, Devolli Corporation, Ujë Rugova, Eurofood, M&siillosi, Agrium, Bodrumi I Vjetër, Elkos dhe Frutex. Që të gjitha këto kompani prezantojnë produkte ushqimore të përpunuara me teknologjinë më modern dhe me kualitetet më të larta që kërkohen në tregun global.
Devolli Corporation, ka ekspozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi
të sivjetmë.
Poashtu edhe kamponit si: Frutomania dhe ajo e Bodrumit të vjetër kanë demonstruar një laramani produktesh kualitative dhe konkurruese për të cilat kanë marr lëvdata nga vizitorët e shumtë.
Ndërsa, përshtypje të veçantë ka japur këndi i ekspozuesit kosovarë, kompanisë M&Sillosi, ku vizitorët përveç që janë fascinuar me brendet e kësaj kompanie FINNESA dhe DELLINO poashtu janë mahnitur me faktin se kjo kompani tanime eksporton produktet e veta për kompanitë e mirënjohura botërore siç është rrjeti global KFC dhe poashtu ai i DOMINO PIZZA’S.
Fal mbështetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kamponit pjesëmarrëse kanë gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.