Princi Harry dhe Meghan Markle priten me brohoritje gjatë kthimit të tyre në Britani

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan u përshëndetën me brohoritje, teksa u bashkuan me familjen mbretërore në një shërbim falënderimi të premten për Mbretëreshën Elizabetë, në paraqitjen e parë publike së bashku në Britani, që nga largimi nga detyra mbretërore.

Harry, 37 vjeçar dhe Meghan, 40 vjeçare, Duka dhe Dukesha e Sussex, iu bashkuan anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në shërbimin në Katedralen e Shën Palit të Londrës, ngjarja e fundit në festimet e Jubileut Platinum që shënojnë 70 vjetorin e mbretëreshës në fron.

Ndryshe çifti u transferuan në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë për të bërë një jetë më të pavarur dhe jeton në një rezidencë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre të vegjël Archie dhe vajzën Lilibet, e cila mori emrin e Mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshja e saj.

Të ngjashme