Princi i Kurorës Saudite mund të jetë vrarë!

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:32 | Nga

Mediat ndërkombëtare spekulojnë se Princi i Kurorës Saudite Muhammad bin Salman është zhdukur që nga sulmi i 21 prillit në pallatin mbretëror në Rijad, raporton Daily Times, transmeton “Zëri.info”.

Besohet se ai ishte plagosur në sulm dhe u zhvendos në një vend të fshehtë nga rojet e tij.

Për gati një muaj, ku është ai?, askush nuk e di zyrtarisht, siç raportohet nga mediat ruse dhe iraniane.

Siç thekson TV Press, faqet zyrtare saudite nuk kanë publikuar ndonjë foto të re të bin Salman për disa javë të shkuara. Princi i Kurorës dyshohet se u godit nga dy plumba gjatë sulmit. Sipas raporteve të medias lokale, bin Salman u evakuua në një bunker aty pranë në një bazë ushtarake për sigurinë e tij.

Zhdukja e gjatë e bin Salman ka ngritur spekulime rreth shëndetit të tij. Megjithatë, asnjë deklaratë zyrtare lidhur me zhdukjen nuk erdhi nga Arabia Saudite.

Disa burime pohuan se sulmi në pallatin mbretëror ishte pjesë e një grushti shteti të udhëhequr nga familja mbretërore saudite të cilët janë kundër Mbretit Salman, ndërsa autoritetet saudite e kanë hedhur poshtë pretendimin duke thënë se incidenti thjesht përfshinte rojet e sigurisë së pallatit duke gjuajtur me një avion që dyshohet se po fluturonte gjithashtu në afërsi të pallatit.

Të ngjashme